Rrahje brutale ​në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat, s’mungojnë karriget

Pasditen e sotme ka ndodhur një përleshje fizike gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat.

Delegatët e këtij Kuvendi e cila njihet si dega e presidentit Ibrahim Rugova, nuk i kanë kursyer as hedhjet me karrige gjatë përleshjes fizike, raporton lajmi.net.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, përleshje fizike ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie po ndodhë prej kur ka nis procesi i brendshëm zgjedhor, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se ata që po prishin tubimet e LDK-së janë nga partitë e tjera.