Rrahet brutalisht drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogajt dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogajt.