Rooney kthehet në Angli me një rol të veçantë

Wayne Rooney do të kthehet në futbollin anglez nga DC United në janar, me legjendën e Manchester United duke rënë dakord për një marrëveshje 18-mujore me Derby Countyn.

Lojtari që ka shënuan më shumë gola në historinë e ‘Djajve të Kuq’ dhe Anglisë, do nis punën te Derby si lojtar-trajner.

Kontrata që ai ka krijuar në ‘Pride Park’, që do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, përfshin opsionin për një zgjatje të mëtejshme 12-mujore, përcjell lajmi.net.

Rooney, i cili do ta përfundojë sezonin 2019 në MLS para se të bashkohet me ekipin nga Championship, i tha faqes zyrtare të klubit: “Jam shumë i entuziazmuar për mundësinë që më kanë dhënë Derby County”.

“Mezi po pres që të bashkohem me Phillip Cocu, stafin e tij stërvitor dhe skuadrën e ekipit të parë që nga fillimi i janarit. Jam i sigurt që mund të jap një kontribut të madh dhe nuk mund të pres që të takoj të gjithë, veçanërisht tifozët”.