Ronaldo zgjidhet “Lojtari i Vitit” nga UEFA

Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër çmim nga UEFA në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve dhe shpërblimin e më të mirëve të sezonit të kaluar.

Pas fitimit të çmimit ‘Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve’, portugezi i Real Madridit është shpallur edhe Lojtari i Vitit’ nga UEFA.

Ronaldo la pas një sezon të jashtëzakonshëm, duke e ndihmuar Real Madridin në triumfin historik në Ligën e Kampionëve dhe në fitimin e titullit të La Ligas.

32 vjeçari pas tërheqjes së çmimit, u deklaruar shumë i lumtur duke bërë të ditur se dëshiron që çdo sezon të jap më të mirën nga vetja.