Ronaldo refuzon mbrëmjen gala të Topit të Artë, për një tjetër çmim

TURIN, ITALY - AUGUST 31: Cristiano Ronaldo of Juventus smiles during the Serie A match between Juventus and SSC Napoli at Allianz Stadium on August 31, 2019 in (Photo by Valerio Pennicino - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Mbrëmjen e sotme në Paris do të mbahet edhe mbrëmja gala e ceremonisë së Topit të Artë 2019, çmimi më prestigjoz individual për futbollistët, që duket se për herë të 6 në histori, do të shkojë për yllin argjentinas Lionel Messi, shkruan supersport.al.

Mediat raportojnë se favorit është pikërisht kapiteni i Barçës, ndërsa rivali kryesor i tij këtë vit do të jetë qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, që bëri një sezon fantastik me “The reds” sezonin që lamë pas, duke ndihmuar në triumfin në Champions League.

Ka dalë nga gara Cristiano Ronaldo, që sipas mediave italiane nuk pritet të jetë në treshen e të parëve, ndaj ka vendosur të refuzojë ftesën për të marrë pjesë në mbrëmjen e sotme në Paris, pasi në të njëjtën kohë në Milano pritet të marrë çmimin si futbollisti i vitit të kampionatin italian.

Për koincidencë, edhe Federata Italiane e Futbollit pritet të mbajë sonte thuajse në të njëjtën kohë mbrëmjen gala të dhënies së çmimit për më të mirin, që këtë herë do ta marrë Cristiano Ronaldo, për t’iu përgjigjur në distancë Lionel Messit.