Ronaldo mund të s’kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo shënoi “hat-trick” në fitoren 3-0 të Juventusit kundër Atletico Madrid.

Pas golit të tretë ylli portugez bëri një festë të çmendur ku e kopjoi trajnerin kundërshtar, Diego Simeone.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi portugez rrezikon një gjobë nëse rasti konsiderohet një gjest tallës që iu drejtua tifozëve kundërshtar.

Në rastin më të keq Ronaldo rrezikon të s’kualifikohet për ndeshjen e parë çerekfinale.