Ronaldo mposht Atleticon

Real Madrid ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos e filluan shumë mirë ndeshjen, ku pas 10 minutave lojë, Ronaldo me kokë qoi në rrjetë topin pas një krosimi të Casemiros.

Në minutën e 73-të, sulmuesi portugez u bë përsëri protagonistë me golin e tij të dytë në ndeshje dhe për skuadrën e tij.

Pesë minuta para fundit, fituesi i Topit të Artë kompletoi hatrikun, duke i dhënë shumë garanci skuadrës së tij për ndeshjen e ardhshme.

Me këtë fitore, Real Madrid do të jenë më të qetë në ndeshjen e kthimit që luhet me 10 maj në Vicente Calderon.