Ronaldo mbetet pa një çmim

Cristiano Ronaldo po shijon sezonin e tij të parë me Juventusin, por nuk do ta fitojë çmimin e golashënuesit më të mire në Serie A.

Ylli portugez ka realizuar 21 gola në kampionatin italian dhe ku kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. Ai është 1 gol pas Zapatas dhe 5 nga Quagliarella, i cili kryeson listen me 26 gola.

Është gjithmonë një nga synimet e tij personale, të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit, por këtë herë Cristiano, përveç një mrekullie të minutës së fundit, nuk do ta marrë, përcjell lajmi.net.

Edhe dy xhiro kanë mbetur deri në fund të sezonit në Itali dhe Juve luan pikërisht kundër dy sulmuesve që janë mbi portugezin në tabelën e golashënuesit.

Të dielën më 19 maj, ai përballet me Atalantan e Duván Zapata, i cili ka 22 gola, një më shumë se Cristiano. Dhe Juve mbyll sezonin kundër Sampdorias të Fabio Quagliarella, i cili dominon me 26 gola, pesë më shumë se Cristiano.

Kolektivisht, Ronaldo ka fituar Scudetton e parë personale (tetë radhazi) dhe Superkupën e Italisë, por u eliminua në Ligën e Kampionëve nga Ajax.