Ronaldo i rekordeve

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi portugez, ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në fushë në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Frosinone në ‘Allianz Stadium’.

Pasi asistoi te goli i Dybala në minutën e 6’, Ronaldo arriti të regjistrohej edhe vetë në listën e golashënuesve, në minutën e 63’-të të ndeshjes.

Fakt interesant është se pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka arritur që në tri ndeshjet e fundit të Juventusit të shënoi një gol dhe të regjistroi një asistim.

Këtë e bëri edhe ndaj Parmës dhe Sassuolos.

Është hera e dytë në karrierën e Ronaldos një arritje e tillë, duke shënuar dhe asistuar në tri ndeshje radhazi.

Një gjë të tillë, 34 vjeçari e ka bërë edhe te Real Madrid në vitin 2014, Granada, Rayo Vallecano dhe Eibar./Lajmi.net/