Ronaldo dhe Bale e dërgojnë Realin në finalen e botërorit për klube

Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Madrilenët fituan me vështirësi kundër skuadrës arabe të Al Jaziras me rezultat 2-1.

Megjithëse dominuan në pjesën e parë Los Blancos, shifrat në semafor në fund të 45 minutshit të parë treguan të kundërtën.

Madrilenët arritën të zhbllokonin rezultatin në të 35 minutë me anë të mesfushorit Casemiro, i cili realizoi gol me kokë.

Por, pas protestave të shumta të futbollistëve të skuadrës së Al Jaziras dhe pas verifikimit përmes video asistencë, gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje për Cristiano Ronaldon.

Pesë minuta më vonë, pas një kundërsulmi skuadra arabe kaloi në epërsi kundër madrilenëve përmes Romarinhos.

Festa e futbollistëve të Al Jaziras
Në pjesën e dytë të besuarit e Zinedine Zidane arritën të barazonin rezultatin përmes Cristiano Ronaldos.

Paraprakisht edhe skuadrës arabe iu anulua një gol pas asistimit të video kamerave dy minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Ky i fundit mori një pasim të saktë nga mesfushori Luka Modric në të 53 minutë, ku portugezi nuk e shpërdoroi rastin dhe shënoi golin e barazimit.

Gareth Bale vetëm një minutë pasi u inkuadrua në fushë gol në të 82 minutë pas një aksioni të bukur të “mbretërve”.

Radha ishte e Ronaldos për të festuar
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-1 për Realin.

Ndryshe, Reali në finale do të takohet me skuadrën braziliane të Gremios, e cila në gjysmëfinale fitoi kundër Pachucas me rezultat minimal 1-0.

Theksojmë se finalja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën me fillim në ora 18:00.