Ronaldo “120 për qind” i gatshëm për Liverpoolin

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ka thënë menaxheri Zinedine Zidane.

Ronaldo, 33-vjeçar, ka munguar që prej “Clasicos” ndaj Barcelonës, por mund të paraqitet kundër Villarrealit të shtunën.

“Tani është i gatshëm 120 për qind. Ai është mirë. Nëse Cristiano është 120 për qind, kjo është në rregull për mua”, ka thënë Zidane./koha.net