Roma transferon Cengiz Under

0

Nënkampioni italian Roma ka nënshkruar sot kontratë pesëvjeçare me talentin Cengiz Under i cili deri më tani ka bartur fanellën e nënkampionit turk Bashakshehir.

“Me kënaqësi të madhe konfirmoj se talenti Under nga sot edhe zyrtarisht është lojtar i AS Roma. Sot nënshkroi kontratën që e lidh me klubin deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e AS Roma.

Klubi Bashakshehir për këtë transfer ka inkasuar afër 15 milionë euro ndërsa 20 vjeçari Under në Romë do të bartë fanellën me numrin 17.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Romë. Jam i emocionuar dhe me padurim pres mundësinë që të dëshmohem në terren”, tha Under pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ekipi i Romës sot duhet të udhëtojë në përgatitjen parasezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku do t’i bashkohet edhe futbollisti i kombëtares turke Under.