“Roma pa Tottin, si Barcelona pa Messin”

Conti thotë se Totti ende po i mungon Romës.

Bruno Conti, i cili merret me të rinjtë e Romës, thotë se jeta pa Francesco Tottin ka qenë e vështirë për Romën, teksa e ka krahasuar mungesën e legjendës me ngecjen e Barcelonës kur nuk luan Lionel Messi.

Totti i vari atletet në fund të sezonit të kaluar në moshën 40 vjeçare, pasi luajti gjithë karrierën në stadiumin “Olimpico”.

Mesfushori bëri 786 paraqitje për klubin e fëmijërisë, duke shënuar 307 gola, i cili konsiderohet një ndër më të mirët e gjeneratës së tij.

“Ka qenë e vështirë për ne, është si të flasësh për Barcelonën pa Messin, ai dha gjithçka për këtë fanellë në vitet e fundit”, tha ish anësori për Goal.