Roja bregdetare turke shpëton nga mbytja 39 migrantë të parregullt

Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë ka shpëtuar një gomone me 39 migrantë të parregullt në bord e cila ishte duke u mbytur në brigjet e rajonit Enez të Edirnesë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas informacioneve të marra mësohet se roja bregdetare ka mbërritur në rajon pas ndihmës së kërkuar nga emigrantët e parregullt pasi gomonia me 39 migrantë që po përparonte në drejtim të Greqisë kishte nisur të marrë ujë.

Ekipet e rojës bregdetare shpëtuan në brigjet Enez emigrantët e parregullt gomonia e të cilëve u mbyt.

Emigrantët e parregullt pasi u nxorën në pjesën tokësore në portin Enez u dërguan në spital për kontrollin shëndetësor.

SHPËRNDAJE