Rizoto me kërpudha

0

Përbërësit:
-500 gr kërpudha
-2 gota oriz
-2 qepë, e grirë imët
-piper
-1 hudhër
– karafil, i copëtuar imët
-½ e filxhanit me verë
-1.5 lt lëng mishi
-2 lugë gjalpë
-1 filxhan me djathë të grirë
-majdanoz
-6 lugë vaj ulliri
-kripë, piper
Përgatitja:
Marrim tiganin dhe hedhim 3 lugë vaj ulliri, pasi është nxehur vaji shtojmë kërpudhat dhe i lemë të kavardisen për 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë. Më pas i largojmë nga soba dhe i lemë për disa minuta sa të ftohen në një pjatë. më pas tek vaji i ullirit shtojmë dhe pjesën tjetër dhe hedhim qepët dhe i kavardisim për 2-3 minuta sa të skuqen , shtojmë hudhrën dhe orizin. I skuqim bashkë për disa minuta sa të marrë pak ngjyrë orizi dhe me pas i shtojmë verën.

Pasi të ketë zier pak orizi dhe të ketë marrë aromën e përbërësve shtojmë dhe lëngun e mishit dhe i lemë për 20-25 minuta për të zierë. Disa minuta para se të ketë mbaruar procesi i zierjes shtojmë piperin, kripën, dhe kërpudhat dhe në fund djathin. I lemë për gati 2 -3 minuta dhe më pas e heqim nga soba dhe në momentin që do e shërbejmë në tavolinë grimë dhe majdanozin përsipër.

PËRGJIGJU