River Plate feston me tifozët, trofeun e Copa Libertadores!(Foto)

Një trofe që do të mbetet në histori dhe do të mbahet mend gjatë. Fitorja në finale e  Copa Libertadores ndaj rivalëve të përjetshëm të Boca Juniors është një arritje që nuk do të harrohet kurrë nga futbollistët e River Plate, shkruan supersport.al.

Në pamundësi për ta festuar këtë trofe historik përkrah fansave të shumë të skuadrës bardhekuqe pasi finalja e kthimit u luajt në Madrid, klubi nga Buenos Aires ka organizuar një festë të madhe në mitikun El Monumental aty ku lojtarët kanë festuar sëbashku me fansat e tyre të zjarrtë, suksesin historik ndaj Boca Juniors.