Risitë që do të sjellë ‘Gmail’ në përditësimin e radhës

Google ka qenë e zënë me lustrim të të gjithave aplikacioneve të saj, me atë që ajo e quan një dizajn material. Google ka njoftuar se është duke krijuar një dizajn të ri të aplikacionit Gmail për Android dhe iOS, si pjesë e një projekti ridizajnues të përgjithshëm të të gjitha aplikacioneve të kompanisë, transmeton lajmi.net. Pamja e re do të inkorporojë edhe projektin e “Theme Material” të Google, një formë që tashmë është në përdorim në produktet e tjera të Google si Drive, Calendars dhe Google Docs. Ridizajnimi gjithashtu do të bëjë më të lehtë për të kaluar në mes të llogarive dhe të shikoni në bashkëngjitje, duke e bërë të panevojshme për të hapur e-mail-in e plotë. Dhe, siç e vë në dukje gjiganti i teknologjisë, “do të merrni paralajmërime të qarta nëse vëren se ndonjë e-mail tenton t’iu sulmojë të dhënat private”.

SHPËRNDAJE