Risia që do të sjellë WhatsApp në versionin e ardhshëm për Android

Një veçori e re në WhatsApp do lejojë përdoruesit e Android të menaxhojnë më mirë fotografitë dhe videot në aplikacionin e mesazheve. Opsioni “Show in chat” u lejon përdoruesve të zbulojnë shpejt ku ndodhen fotografitë ose videot, transmeton lajmi.net. Kjo u mundëson përdoruesve të gjejnë pikërisht grupin bisedor ose bisedë në të cilën një foto e veçantë erdhi dhe kur u dërgua. Tipari, i paralajmëruar nga WeBetaInfo, tashmë është i disponueshëm për iOS dhe do të jetë i disponueshëm në versionet Android. Përditësimet e njoftuara së fundi për aplikacionin popullor të mesazheve, që numëron rreth 1.5 miliard përdorues në mbarë botën, përfshijnë një përzgjedhje të përmirësuar të afisheve dhe platformën e sigurisë “fingerprint”.