Rinumërohen 772 vendvotime, mbesin edhe 635

Në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Këtë e ka bërë të ditur për EkonomiaOnline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%.  Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, tha ai.