Rinumërohen 175 vendvotime nga KQZ-ja

175 vendvotime janë rinumëruar deri në ora 16:00 të kësaj të shtune nga KQZ-ja, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Vlamir Elezi, zëdhënës per media në KQZ.

“Deri në orën 16:00 të ditës së shtunë janë rinumëruar 175 vendvotime nga 530 sa është numri i përgjithshëm i tyre që pritet të rinumërohen. Pra, deri më tani janë rinumëruar 33% e vendvotimeve të parapara”, tha Elezi.

Këto vendvotime janë duke u rinumëruar me kërkesë të Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së, kjo pasi janë evidentuar parregullsi.