Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte derbi madrilen

Sonte fillojnë ndeshjet e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.Në gjysmëfinalet e turneut numër një në nivel klubi në futbollin evropian sot do të luhen ndeshjet Real Madrid (Spanjë) – Atletico Madrid (Spanjë) dhe të mërkurën më 3 maj Monaco (Francë) – Juventus (Itali).

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 20:45.Finalistët do të caktohen pas ndeshjeve të kthimit të cilat do të luhen më 9 dhe 10 maj.Nikoqir i ndeshjes finale e cila do të luhet më 3 qershor do të jetë stadiumi kombëtar në kryeqytetin e Uellsit në Kardif.