Rikthehet Liga e Kampionëve, ja ndeshjet më interesante që zhvillohen sonte

Ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen sot dhe nesër.

Në takimet që zhvillohet gjatë mbrëmjes së sotme, spikat derbi Tottenham – Bayern Munich.

‘Bavarezët’ vijnë pas fitores në ndeshjen e parë, kurse ‘Gjelat’ pas barazimit befasues ndaj Olympiakos, shkruan lajmi.net.

Real Madrid pret në ‘Santiago Bernabeu’ klubin belg Club Brugge, kurse Paris Saint-Germain udhëton te Galatasaray në kuadër të grupit A.

Juventus takohet me Bayer Leverkusen, teksa Atleticon luan si mysafir i Lokomotiva Moskës.

Më poshtë të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës së sotme.