Rikthehen protestat e “Jelekëve të verdhë” në Paris

Qindra francezë pjesë e grupimit “Jelekët e Verdhë” po protestojnë sërish këtë të shtunë, duke shënuar kështu javën e 7-të të tubimeve në prag të vitit të ri.

Ata kërkojnë largimin e Presidentit Emmanuel Macron, që sipas tyre ka favorizuar të pasurit si dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.

Protestuesit kanë bllokuar sheshin ne Shamps Elize, ndërsa brohorasin me thirrje kundër qeverisë.

Protestat antiqeveritare të “jelekëve të verdhë” që kanë tronditur Francën, pritet të vazhdojnë edhe të dielën.

Champs-Elysees që nga muaji i kaluar ka qenë epiqendra e protestave të përsëritura e të dhunshme kundër qeverisë së Macron-it.

Sheshi i “Harkut të Triumfit” u kthye për disa ditë në një arenë përleshjesh të dhunshme mes policisë dhe protestuesve të “Jelekëve të Verdhë”.

Presidenti Macron, u përpoq të zbuste krizën e krijuar nga protestat e dhunshme, duke premtuar rritjen e rrogës bazë për punëtorët dhe pensionistet, por një gjë e tillë duhet se nuk I ka bindur protestuesit.