Rikthehen protestat e dhunshme në Hong Kong

Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit antiqeveritar, ndërkohë që  vendi ka hyrë në javën e 10-të të demonstratave masive dhe trazirave.

Policia hodhi gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur. Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.

Një numër protestuesisht, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve. Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metros, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.

Hong Kongu është përfshirë nga trazirat dhe dhuna që prej dy muajsh. Protestat nisën për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.

Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht. Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.