Ribotimi i “Mein Kampf” të Hitlerit pushton Gjermaninë

Shitjet e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit kanë shënuar rritje të madhe që prej publikimit të edicionit të veçantë në Gjermani, ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri shpalosë ideologjinë e Hitlerit i cili synonte të formoi një shoqëri elitare me bazë të pastër ariane.

Botimi i ri është i pari që prej Luftës së Dytë Botërore dhe u publikua janarin e kaluar, deri tani ky liber është botuar në 18 gjuhë botërore.

“Shifrat e shitjes na kanë mahnitur”, ka thënë Andreas Wirshcing, shef i shtëpisë botuese.

Ky libër është publikuar në vitin 1925 dhe vëllimi i dytë është botuar në vitin 1926 në shtypshkronjën Katolike Hieronymites./Mesazhi/