Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, 67 ankesa deri tani në PZAP

67 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Mul Desku nga ky institucion, shkruan lajmi.net.

Ai ka bëtrë të ditur se numrin më të madh të ankesave e kanë parashtruar partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës.

“14 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 1 nga Partia Demokratike e Kosovës, 2 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku.

Afati për pranimin e ankesave në PZAP përfundon sot në orën 10:00.

Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.