Rezultatet e dobëta, Zidane në rrezik të shkarkimit në Real Madrid

Zinedine Zidane nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri në Real Madrid.

Zinedine Zidnae nuk është duke kaluar një periudhë të mirë si trajner në Real Madrid.

Francezi u rikthye në detyrë më 11 mars por rezultatet në sezonin e ri nuk janë aspak pozitive.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Zidane i ka kreditë e kufizuara te skuadra e “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e tij në Real Madrid është në dyshim pas bilancit aspak pozitiv në javët e para të edicionit të ri në La Ligë që ka shtuar dyshime se mund të ndodh që kryesia e klubit të vendos për shkarkimin e tij, shton “AS”.

Real Madrid ka humbur më tepër pikë se që ka fituar dhe kjo është një statistikë shqetësuese për tifozët dhe drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

SHPËRNDAJE