Resul Sinani i bashkohet AAK-së

Ish gazetari, dikur pjesë e Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani i është bashkuar AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i Haradinaj në Facebook:

Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet.