Republika e Afrikës Qendrore, rritet në 35 numri i të vdekurve nga përleshjet

Bilanci i vdekjeve në përleshjet midis milicisë dhe tregtarëve në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, është rritur në 35, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Përleshjet, të cilat shpërthyen të martën në lagjen PK5 me shumicë muslimane të qytetit derisa tregtarët morën armë për të kundërshtuar taksat e vendosura nga grupet e milicisë, rifilluan përsëri. 

Rreth 35 persona, përfshirë 23 banorë të lagjes, u vranë ndërsa më shumë se 50 u plagosën. 

Numri i viktimave druhet të rritet. Ndërkohë, asnjë deklaratë zyrtare nuk është dhënë për vdekjet. 

Rreth 50 shtëpi dhe dyqane u dogjën gjithashtu nga milicia të martën, kur filluan përleshjet. 

Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjeve të paqes midis qeverisë dhe grupeve të ndryshme rebele, lufta civile shpërtheu në fund të vitit 2012 dhe siguria nuk mund të sigurohej në shumicën e qyteteve, përfshirë kryeqytetin.