Renditja e FIFA-s, Kosova ngjitet për një pozitë më lartë, bie Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen më të re të saj.

Ndonëse ka humbur dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për një pozitë në renditjen e FIFA-s.

Nga vendi i 184-të që mbante muajin e shkuar, tani Kosova është e 183-ta.

Një rënie të dukshme ka pësuar Shqipëria që ka humbur plotë pesë pozita. Kuqezinjtë gjatë shtatorit janë mposhtur nga Spanja dhe Italia, derisa tani renditen në pozitën 71.

Vendi i parë vazhdon të mbahet nga Gjermania, e cila ndiqet nga Brazili dhe Portugalia.

Top 10-shen e mbyllin, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Kili dhe Peru