Renditja e FIFA-s: Kosova humb një pozitë, Shqipëria ngritët për dy vende

Renditja e FIFA-s: Kosova humb një pozitë, Shqipëria ngritët për dy vende
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka publikuar renditjen e re për kombëtaret dhe përfaqësueset.

Kosova ka pësuar rënie për një vend në renditjen tabelore. “Dardanët” zënë pozitën e 178 në tabelë me 97.5 pikë.

Megjithëse përfaqësuesja jonë ende është në kërkim të trajneri, ka aranzhuar një takim miqësor me Azerbajxhanin.

Takimi pritet të zhvillohet në Antalia të Turqisë më 2 Shkurt, kështu kishte njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Në anën tjetër, kombëtarja e Shqipërisë ka lëvizur për dy vende duke u ngritur në tabelë.

Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 60, ku paraprakisht ishin në të 60-tën. “Shqiponjat” kanë 553 pikë.

Theksojmë se mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj norvegjeze është arritur marrëveshja.

Kjo miqësore do të luhet më 26 mars dhe do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vlen të theksohet se Gjermania kryesojnë renditjen me 1602 pikë.

Brazili dhe Portugalia renditen pas gjermanëve, ku brazilianët kanë 1483 pikë ndërsa portugezët kanë 1358.

Mes dhjetë ekipeve të para gjenden dhe Zvicra, Polonia dhe Kili.