Regjimi sirian bombardon shkollën në Kunejtra, 10 civilë të vdekur

Regjimi i Bashar al Asadit po përpiqet që të avancojë drejt kufirit me Izraelin. Të paktën 10 civilë humbën jetën si pasojë e sulmit të regjimit ndaj një shkolle në qytetin Kunejtra në vijën kufitare, ku banonin refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton gazetari i AA-së në Kunejtra, regjimi dhe mbështetësit e tij, pas marrjes nën kontroll të një pjese të madhe të qytetit Dera në kufi me Jordaninë, vazhdojnë avancimin drejt vijës kufitare me Izraelin.