Regjimi i Asadit përpiqet të fsheh sulmet e tij me armë kimike

 Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka theksuar se regjimi i Bashar al-Asadit për të fshehur përdorimin e armëve kimike nuk lejon hyrjen në vend të ekipit hetues të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e SNHR-së thuhet se hetuesit e OPCW-së nuk u lejuan të hyjnë në Siri nga regjimi dhe se kjo është një metodë e përdorur nga regjimi për të fshehur krimet e tij në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

“Regjimi i Asadit po përpiqet të mbulojë krimet e tij duke refuzuar të hyjnë në vend inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike”, thuhet në raport.

Ndër të tjera në raport theksohet se “regjimi nuk ka dorëzuar plotësisht armët kimike dhe se janë mashtruar zyrtarët e OPCW-së gjatë marrëveshjes së Konventës për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilën regjimi e ka nënshkruar pas sulmit të armëve kimike të vitit 2013”.

Po ashtu vihet në dukje se regjimi me mbështetjen e Rusisë ka sabotuar qëllimisht punën e inspektorëve të OPCW-së dhe se ka vonuar procedurat e vizave.

“Regjimi sirian duhet të dënohet me sanksione ekonomike, politike dhe ushtarake”, thuhet në raport, duke shtuar se ndalimi i hyrjes së inspektorëve të armëve kimike në vend ishte i lidhur me sulmin kimik në fshatin Kebine të Latakias më 19 maj.

Në raport i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për një seancë urgjente, ndërsa është paralajmëruar se regjimi do të vazhdojë përdorimin e armëve kimike në rast se komuniteti ndërkombëtar nuk kalon në veprim.

Që nga viti 2012 e deri më sot regjimi ka organizuar 222 sulme kimike, ku kanë humbur jetën 1.461 persona nga nga të cilët 1.397 civilë.