Refuzuan t’u flasin për dore njerëzve nga gjinia e kundërt – u refuzohet shtetësia zvicerane

Një çifti iu është mohuar shtetësia zvicerane, pasi kanë refuzuar t’u flasin për dore njerëzve të gjinisë së kundërt gjatë intervistimit të tyre.

Zyrtarët këtë vendim e konfirmuan të premten, ku thanë se çifti ka dështuar t’i plotësonte kriteret e shtetësisë kur aplikuan në qytetin e Lozanës.

Autoritetet zvicerane thanë se qytetarët që aspirojnë shtetësinë e tyre duhet të integrohen mirë në komunitet dhe të tregojnë në lidhje me Zvicrën, institucionet e saj dhe rendin ligjor zviceran, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët theksuan se nuk i refuzuan çiftin bazuar mbi fenë e tyre, por për mungesën e respektit për barazinë gjinore. Ata nuk zbuluan çiftin, por mediat lokale thanë se të njëjtit ishin afrikano-veriore.