Refuzohet kërkesa e Grabovcit për shtyrjen e intervistimit në Prokurorinë Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ia ka refuzuar Adem Grabovcit kërkesën për shtyrjen e intervistimit të tij rreth hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj deputetit të PDK-së për rastin “Pronto 2”, transmeton Koha,net.

“Konfirmojmë se prokuroria i ka dërguar ftesë për intervistim për ditën e nesërme personit, për të cilin keni pyetur, si dhe ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës për shtyrje të intervistimit”, ka thënë në përgjigjen për KTV-në, zëdhënësja e prokurorisë, Liridona Kozmaqi.