Reali vazhdon me barazime

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me barazime në La Liga.

Madrilenët nuk arritën të fitonin në “Santiago Bernabeu” ndaj Eibarit, ku takimi përfundoi me rezultat 1 me 1.

Dy golat e ndeshjes u shënuan gjatë pjesës së parë, ku të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë të F. Rico që shënoi në minutën e 6-të. Vetëm pas pak minutave, pas një krosimi të bukur nga Ronaldo, Gareth Bale barazoi shifrat në 1 me 1, që ishte edhe rezultati i ndeshjes.

Ky ishte barazimi i katër me radhë për ekipin e Zidanes dhe i treti me radhë vetëm në La Liga.

Me këtë pikë Real Madridi zbret në pozitën e dytë me pikë të njëjeta me Atletico Madridin që gjenden në pozitën e parë, por dy skuadrat kanë gjasa të humbin këto pozita nëse Barcelona arrin fitore.