Reali shënon fitore bindëse

Real Madridi ka mposhtur me lehtësi Legia Warsaw në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, në kuadër të grupit F.

“Mbretërit” nuk kanë kursyer ish skuadrën e Besnik Hasit, të cilës ia shënuan pesë gola, për 5:1.Bale, Jodlowiec me autogol, Asensio, Lucas dhe Morata, shënuan për Realin.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Radovic nga penalltia.