Reali prezanton Courtois: Një ëndërr e bërë realitet

Portieri belg më në fund ia arriti qëllimit që të transferohej në Madrid.

Thibaut Courtois u prezantua para tifozëve madrilenë, pasi nënshkroi kontratën gjashtë-vjeçare me Real Madridin.

Portieri belg e donte prej kohësh këtë transferim, për t’u qëndruar pranë fëmijëve të tij, që mbetën në kryeqytetin spanjoll pas largimit të tij nga Atletico drejt Chelseat.

“Sot kam realizuar një ëndërr. Vetëm ata që më njohin e dinë se sa kam punuar për të mbërritur këtu ku jam sot”, ka thënë Courtois.

“Falënderoj shumë Realin për gjithçka që ka bërë. Kudo që kam shkuar, gjithmonë kam dhënë më të mirën”.

“Nga sot vihem në dispozicion të Realit me entuziazmin që më shoqëron që kur isha fëmijë. Kam qenë kundërshtar i Realit dhe e di çfarë do të thotë të përballesh me këtë skuadër. Dëshiroj të jem në lartësinë e këtij klubi”, ka përfunduar ai.