Reali ofron 85 milionë dhe një super mesfushor për Dybala (Foto)

Real Madrid ka hyrë seriozisht në garë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala

Drejtuesit e Real Madridit janë duke tentuar që të shfrytëzojnë interesimin e Juventusit për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Lojtari pëlqehet shumë nga Juventus dhe është një nga kërkesat e trajnerit Massimilano Allegri.

Por, kur drejtuesit e Juventusit kanë pyetur për çmimin e kroatit, Reali është kundërpërgjigjur me një ofertë shumë interesante

Sipas Mundo Deportivo, Real Madrid ka ofruar 85 milionë euro dhe shërbimet e Kovacic.

Por, ‘Zonja e Vjetër’ ka refuzuar këtë ofertë, pasi ata duan vetëm 120 milionë euro për Dybala.

Përvec argjentinasit, Real Madrid po interesohet edhe për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe dhe Eden Hazrd të Chelseat.