Reali konfirmon lëndimin e Navasit

Real Madrid ka marr një lajm të keq prej stafit mjekësor të klubit.

Keylor Navas ka pësuar një lëndim gjatë angazhimit me kombëtaren e Costa Ricës.

Portieri ishte pjesë e suksesit që bëri kostarikanët të jenë në fazën përfundimtare të botërorit për kombëtare, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.

“Keylor Navas ka probleme me muskuj. Ai do të vazhdojë të rikuperohet”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Costa Rica në takimin e parafundit të kualifikueseve barazoi 1-1 me Hondurasin, ku Navas i liroi vendin Oscar Ramirezit.

Në këtë formë, Navas i bashkohet listës prej katër lojtarëve që do t’i mungojnë Realit gjatë ndeshjes së ardhshme në La Liga.

Los Blancos nuk do të kenë në vijim në dispozicion as Gareth Balen, Karim Benzeman, Mateo Kovacicin dhe Marcelon.