Reali demolon APOEL-in

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj APOEL-it.

Ekipi i Zinedine Zidane fitoi në udhëtim 6:0.Golat u shënuan nga Karim Benzema (2), Cristiano Ronaldo (2), Luka Modric dhe Nacho.

Në ndeshjen tjetër, Tottenhami ka mundur Dortmundin 2:1.Kësisoj, anglezët kryesojnë grupin me 13 pikë, tri më shumë se Reali që ka 10 sosh.