Real-PSG, Chelsea-Barcelona, Juventus..

Shorti ka vënë përballë dy skuadra pretendente për ta fituar trofeun e sivjetmë.

Në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, për stinorin 2017/18.

Kampionët e Evropës, Real Madrid do të ndeshen me Paris Saint-Germain, që njëherësh konsiderohet dueli kryesor i këtij raundi.

Nuk do të jetë e lehtë edhe për gjigantin tjetër spanjoll, Barcelonën që përballë do të ketë kampionët e Anglisë, Chelsean, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Stamford Bridge.

Tjetër duel interesant do të jetë ai në mes të kampionëve të Italisë, Juventusit dhe Tottenhamit që po kalon një sezon fantastik.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 13-14 dhe 20-21shkurt 2018, kurse ato të kthimit më 06-07 dhe 13-14 mars.

Finalja e madhe do të luhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev më saktësisht në stadiumin olimpik të këtij qyteti më 26 maj.

Çiftet:

Juventus – Tottenham

Basel – Manchester City

Porto – Liverpool

Sevilla – Manchester United

Real Madrid – Paris Saint-Germain

Shakhtar – Roma

Chelsea – Barcelona

Besiktas – Bayern Munich