Real Madridi në krizë, mposhtet midis Bernabeut nga Girona

Real Madridi është mposhtur në mënyrë të befasishme nga skuadra katalunase, Girona me rezultat 1:2. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e brazilianit, Casemiro në minutën e 25-të.

Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë.  Në minutën e 65-të u akordua penallti për Gironën, të cilën në gol e konkretizoi sulmuesi, Stuani.

Menjëherë pas  10 minutash, Girona shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 75-të, Portu  arriti që të tund rrjetën. 

Në minutën e 90-të, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar ta lë fushën.

Kjo humbje ia zbehë gjasat e Real Madrid për të luftuar me titull. Për momentin ata gjenden në pozitën e tretë me 45 pikë, dy më pak se Atletico Madrid dhe nëntë më pak se Barcelona.

Kurse për Gironan, kjo fitore ka shumë rëndësi për të mbetur në ligë edhe për një sezon. Ata gjendën në pozitën e 15-të me 27 pikë, katër pikë larg ‘Zonës së Kuqe’