Real Madrid po përgatit ofertën për Kante

Skuadra e Real Madrid është gati që të lansojë ‘bombën’ e merkatos së verës.

‘Los Blancos’ duan që me çdo kusht të përforcojnë repartin e mesfushës, për të cilin përmenden emrat si Christian Eriksen, Paul Pogba, por së fundmi edhe N’Golo Kante.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Real Madrid po përgatisin një ofertë për N’Golo Kante, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Zidane është në kërkim edhe të Eden Hazard, i cili është shok skuadre me mesfushorin francez tek Chelsea.

Ish lojtari i Leicester nuk po luan më në pozitën e tij natyrale me Chelsean, që nga ardhja e Maurizio Sarrit dhe ky mund të jetë një favor për madrilenët.

Kujtojmë se për të njëjtën pozitë Real po e monitoron edhe francezin tjetër, Paul Pogba.