Real Madrid, klubi me më shumë ndjekës në rrjetet sociale

Klubi spanjoll Real Madrid është klubi evropian me më shumë ndjekës në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i KPMG Football Benchmark në raportin “Elita e Evropës 2018” analizoi klubet me më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Real Madridi vendin e parë në listë, edhe atë me 107,8 milionë ndjekës në Facebook, 57.3 milionë në Instagram, 49.4 milionë në Twitter apo me gjithsej 214.5 milionë ndjekës.

Në vendin e dytë ndodhet klubi tjetër spanjoll, Barcelona, me 211.3 milionë ndjekës, ndërsa në të tretin klubi anglez Manchester United me 114.9 milionë ndjekës.

Në vendin e 12-të, 15-të dhe të 19-të të listës janë klubet turke Galatasaray (me 26.1 milionë ndjekës), Fenerbahçe (19.3 milionë ndjekës) dhe Beşiktaş (me 12 milionë ndjekës).

Numri i ndjekësve të 10 klubeve të para të raportit janë si më poshtë:

Klubi

Facebook

Twitter

Instagram

Gjithsej (milionë)

1. Real Madrid (Spanjë)

107,8

49,4

57,3

214,5

2. Barcelona (Spanjë)

103,2

52

56,1

211,3

3. M. United (Angli)

73,7

19,7

21,5

114,9

4. Chelsea (Angli)

47,8

15,1

11,3

74,2

5. B. Mynih (Gjermani)

45,9

6,1

12,3

64,3

6. Arsenal (Angli)

37,9

13,8

11

62,7

7. PSG (Francë)

34,3

7,8

12,2

54,3

8. M. City (Angli)

33,4

10,8

6,6

50,8

9. Liverpool (Angli)

31

11,8

6,3

49,1

10. Juventus (Itali)

32

7,5

9,5

48,9

12. Galatasaray (Turqi)

12,9

8,7

4,5

26,1

15. Fenerbahçe (Turqi)

9,5

6,7

3,1

19,3

19. Beşiktaş (Turqi)

6

4

2

12