Real Madrid kampion i La Ligës

Real Madrid edhe zyrtarisht është kampion i La Ligës për sezonin 2016/17.

Skuadra e Zidane në ndeshjen e fundit mposhti Malagën me rezultat 2-0 me golat e Ronaldos dhe Benzema.

Tre pikët e fituara në këtë ndeshje e vendosin Realin në krye të tabelës me 93 pikë, tre më shumë se Barca, që përkundër fitores nga Eibar mbetet në vendin e dytë.

Ky është titulli i 33-të në histori të Real Madridit. /