Real Madrid e deklason Plzenin

Real Madrid ka treguar performancë të jashtëzakonshme duke e mundur 0-5 Viktoria Plzen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra që tani drejtohet nga Santiago Solari, nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj vendasve çek të Viktoria Plzen në ndeshjen e xhiros së katër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Punën e fituesit Real Madrid në këtë ndeshje e zgjidhi në pjesën e parë, ku shënoi katër gola.

Karim Benzema me dy gola dhe Casemiro me Bale me nga një gol, bën që Real Madrid të ketë epërsi prej 0-4 pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Reali arriti të shënonte edhe një herë, tani përmes Toni Kroos, që vulosi rezultatin përfundimtar prej 0-5.