Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer pas vendimit të Komisionit të Apelit.

Apeli refuzoi kërkesën e Real Madridit për uljen e dënimit të yllit portugez.I menjëhershëm është reagimi i Ronaldos, i cili ka shpërthyer përmes një postimi në Instagram.

“Kjo është e ekzagjeruar dhe qesharake, ky mund të quhet persekutim. Falënderoj kolegët e mi për mbështetjen dhe tifozët”, shkroi Ronaldo.Ai postoi foton e momentit të ndëshkimit me karton të kuq në El Clasico.