Rasti “Pronto”, Adem Grabovci dhe të tjerët lirohen nga akuzat

Ka përfunduar  gjykimi në rastin e njohur si “Pronto”.

Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Besim Beqaj, Njazi Kryeziu dhe të tjerët janë liruar nga akuzat për veprat penale, shkruan lajmi.net.

Kryetari i trupit gjykues ka thënë se Prokuroria nuk ka vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.

Në këtë rast për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, janë akuzuar ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të tjerë.

Si protagonist kryesor  i aktakuzës ishte ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.

Vepra penale e cila atyre u vihej në barrë, parashihte dënim deri në pesë vite burgim.