Rasti i Azem Sylës dhe të tjerëve u kalon gjyqtarëve vendor

Gjyqtarët vendas do ta gjykojnë Azem Sylën dhe të tjerët në Rastin Toka.

Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve në Rastin “Toka’, kryetari i trupit gjykues Petko Petkov tregoi se ky rast do të gjykohet nga gjyqtarët vendas.

Prokurori Danilo Cecarreli fuqishëm po e kundërshton këtë transferim

“Transferimi i këtij rasti tek vendorët domethënë që është përfundim i rastit dhe të gjithë e dimë se pse”, tha Cecarelli.

Ai e cilësoi turp për EULEX-in këtë transferim.

Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Prokuroria Speciale më 25 tetor të vitit 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave, njofton Kallxo.com.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.